Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arijon Ibrahimoviqi vazhdon me Gjermaninë U21

Arijon Ibrahimoviqi

Sulmuesi i krahut, Arijon Ibrahimoviq, do të vazhdojë të luajë për Gjermaninë U21.

Ibrahimoviq ka prejardhje nga Kosova dhe kishte shpresë se mund të vendosë për "Dardanët". Por të paktën këtë muaj dhe muajin e ardhshëm Ibrahimoviqi do të luajë për Gjermaninë U21.

Shpresat e Gjermanisë i kanë tri ndeshje gjatë këtij grumbullimi. 

Ibrahimoviq është lojtar i Bayernit, i huazuar tek Augsburgu.

20-vjeçari i ka dy paraqitje me Gjermaninë U21.