Futboll

Arijon Ibrahimoviqi ftohet te Gjermania U21

Arijon Ibrahimoviq

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, është ftuar nga Gjermania U21.

19-vjeçari vlerësohet me potencial të madh, kurse shpresohej se do të bashkohej me Kosovën. Por lojtari ofanziv u ftua për herë të parë te Shpresat e Gjermanisë. 
Ibrahimoviqi po luan në Bundesligë te Heidenheimi, i huazuar nga Bayerni. 

Ka luajtur për U16, U17, U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë e tani u ftua edhe tek U21.
Gjermania U21 luan me Maltën më 14 nëntor dhe me Gjeorgjinë më 18 nëntor.