Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi do të tërhiqet nga futbolli nëse fiton trofe me Milanin

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq është i gatshëm të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni, por me kusht që me Milanin fiton titullin e kampionit apo kupën e Italisë.

Kështu ka shkruar të mërkurën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Ibra ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit, por ende nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Ai është ndër lojtarët më të paguar te Milani, me shtatë milionë euro në vit dhe është i gatshëm të pensionohet nga futbolli, por si fitues i vërtetë.

Milani është në garë për ta fituar kupën dhe titullin e Italisë. Kur të pensionohet Ibra, ai do të mbetet pjesë e stafit të trajnerit Stefano Pioli për sezonin e ri.