Ylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq, largohet nga Milani por dëshiron ta vazhdojë karrierën në Serie A.
41-vjeçari pritet të luajë për Monzan në edicionin tjetër.
Monza është klub që sërish do të luajë në Serie A, ndërsa pronar e ka ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi.
Berlusconi e solli Ibrahimoviqin te Milani në vitin 2010 nga skuadra e Barcelonës.
“Zlatani është kampion. Është logjike që gjithmonë ka vend për kampionë të mëdhenj. Klubi është mirë dhe ne po luajmë mirë. Nga dita e hënë do planifikojmë për edicionin e ri”, ka thënë trajneri Raffaele Palladino.