Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq kthehet te Milani, në rol të këshilltarit

Zlatan Ibrahimoviq është kthyer te Milani, kësaj radhe në rol të këshilltarit të pronarëve të klubit dhe menaxhmentit, raporton “BBC”.

42-vjeçari po kthehet te Milani për herë të tretë, gjatë muaj pasi e përfundoi karrierën si futbollist.

Ibrahimoviq ka pasur një karrierë të lavdishme 24-vjeçare duke luajtur për Juventusin, Interin, Barcelonën, PSG-në e Manchester Unitedin. Fitoi ligën në katër shtete dhe është rekordmen i golave te Suedia.

Firma investuese amerikane RedBird, e ka emëruar Ibrahimoviqin si partner operues në portofolin e saj investues në sport, medial dhe argëtim. RedBird kishte blerë Milanin në gusht të vitit 2022.

“Dashuria ime për kuqezinjt s’do të vdesë kurrë dhe mundësia që të jem pjesë e të ardhmes së klubit në njëmënyrë kuptimplote është diçka që vetëm kam mundur të ëndërrojë”, ka thënë Ibrahimoviq, që fillimisht te Milani kaloi në vitin 2010 në formë huazimi. “Unë kam menduar gjatë dhe shumë për hapat e parë të karrierës pas periudhës si futbollist dhe nuk kam mundur të ëndërrojë një fillim më të mirë sesa si anëtar i RedBird dhe AC Milan”.