Pas tre vjetësh, periudha e dytë e Zlatan Ibrahimoviqit te Milani mund të mbyllet sërish, pasi ai ka vendosur të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të verës.
Suedezi 41-vjeçar ka luajtur shumë pak për “rossonerët” në këtë edicion.
Ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Serie A muajin e kaluar, pasi u shërua nga lëndimi serioz i gjurit.
Për fat të keq, një lëndim tjetër i muskulit ka bërë që ai të mbetet jashtë fushës së gjelbër sërish.
Ibrahimoviqi u kthye te Milani në janar të vitit 2020, ndërsa e fitoi me skuadrën “Scudetton” e parë për më shumë se një dekadë në edicionin e kaluar.
Ibrahimoviqi nuk pritet të pensionohet.
Për të interesim ka shprehur Monza.
Artikuj të ngjashëm