Zlatan Ibrahimoviq nuk ka marrë ende kontratë të re nga Milani. Është thënë se ai do të marrë edhe një vit tjetër kontratë nga skuadra, por reprezentuesi i Suedisë nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij.
“Jam në një situatë ku jam afër finishit, por ende nuk e kam kaluar atë. Siç e kam shkruar në libër, jam në panik kur të përfundojë, për atë se çfarë do të ndodhë. E di se ka shumë mundësi dhe mund të bëj shumë gjëra dhe se do të ketë oferta të reja. Por adrenalinën e të qenit në fushë nuk mund ta marrë askund tjetër”, ka thënë Ibrahimoviqi.
Qëkur u kthye te Milani në fillim të vitit 2020, Ibrahimoviq ka pasur shumë lëndime. Në këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje nga 35 gjithsej.
Ka shënuar tetë gola dhe ka tri asistime në Serie A.