Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani planifikon kontratë të re për Ibrahimoviqin

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq mund të vazhdoj kontratën me Milanin.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me sulmuesin për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubi italian gjatë kësaj jave do të kanë një takim me Ibrën dhe do t’i paraqesin kontratën e re.

Kontrata aktuale e sulmuesit suedez skadon në qershor të këtij viti.

40-vjeçari këtë edicion ka pasur probleme të shumta me lëndimet.

Ai në 23 ndeshje në Serie A ka shënuar tetë gola.