Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra do të mbetet te Milani edhe për një vit

Zlatan Ibrahimoviqi do të nënshkruajë një kontratë të re me Milanin në ditët vijuese.

Kështu ka raportuar eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas tij, marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ylli nga Suedia do të përfitojë 1 deri 1.5 milionë euro neto, plus shtesa, varësisht nga paraqitjet e tij. Sulmuesi, që në tetor do t’i mbushë 41 vjet, dha kontribut te Milani që fitoi titullin e kampionit sezonin e kaluar. Ibra aktualisht është lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm