Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra pranë marrëveshjes me Milanin

Zlatan Ibrahimoviq do të rinovojë kontratën me skuadrën e Milanit.

“Gazetta dello Sport” ka bërë të ditur se sulmuesi do të takohet me krerët e klubit për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

“Rossonerët” i kanë propozuar lojtarit ulje të pagës për ta vazhduar qëndrimin në “San Siro” së paku edhe për një sezon.

40-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndimet edicionin që lamë pas.

Ai në 23 ndeshje në Serie A ka realizuar tetë gola.

Artikuj të ngjashëm