Zlatan Ibrahimoviq nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi suedez, sipas “Corriere della Sera”, do të takohet me krerët e klubit për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.
Kontrata e 40-vjeçarit me “Rossonerët” skadon në qershor të këtij viti.
Sulmuesi thuhet se ka shprehur dëshirën të mbetet në “San Siro”, por nuk ka marrë ende asnjë propozim për vazhdimin e kontratës.
Ibrahimoviqi ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon, duke luajtur vetëm 937 minuta në Serie A.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.