Zlatan Ibrahimoviq ka vendosur ta vazhdojë kontratën me Milanin deri në verën e vitit të ardhshëm, ka shkruar Fabrizio Romano të mërkurën.
Sulmuesi që përfaqëson Suedinë e fitoi “Scudetton” sezonin e kaluar dhe ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës edhe për një vit tjetër, pavarësisht lëndimit të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushës për gjashtë muaj.
Ibrahimoviqi, tani 40-vjeçar, në të kaluarën karrierë ka bërë edhe me Malmon, Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Paris Saint-Germainin, Manchester Unitedin, LA Galaxyn. Pjesë e Milanit ishte edhe në sezonin 2011/2012.
Në sezonin e kaluar shënoi tetë gola e pati tri asistime në 27 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.