Sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se ndjen një dozë të panikës kur e mendon pensionimin nga futbolli.
40-vjeçari Ibrahimoviq do të jetë futbollist i lirë në fund të sezonit, por dëshiron që ta vazhdojë kontratën me liderin e elitës së futbollit italian edhe për një vit tjetër.
“Ndjej një dozë të panikut kur e mendoj pensionimin. Unë padyshim se do të luajë për aq kohë sa është e mundur, për aq kohë sa mund të marrë rezultate dhe nuk vuaj. Dua ta përfundojë karrierën time në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ibrahimoviq.
Ibrahimoviqi e la Manchester Unitedin për t’iu bashkuar klubit LA Galaxy në ligën MLS, por u kthye në Evropë në janar të vitit 2020 dhe është paraqitur në nivele të larta në periudhën e dytë te Milani, duke e ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe të garojë për titull kampioni në Serie A.
Ibrahimoviqi e nisi karrierën te Malmo në nivel skuadrash në vitin 1999.
Te Suedia është golashënuesi më i mirë me 62 gola në 120 paraqitje.
Por, nuk do të luajë në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës të enjten kundër Republikës së Çekisë, për shkak të suspendimit.
Nëse Suedia e kalon skuadrën çeke, do të luajë në finale kundër Polonisë më 29 mars.