Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi mund të mos kthehet në sezonin aktual

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, mund të mos kthehet të luajë në sezonin aktual me fanellën e Milanit.

Lëndimi duket të jetë më serioz se që ishte parashikuar, raporton “Corriere della Sera” të mërkurën. Ai ka probleme me muskulin e këmbës, i cili po kërkon shumë kohë për t’u rikuperuar, aq më tepër që Ibra është tashmë 41-vjeçar.

Rikuperimi kërkon të paktën një muaj, që do të thotë se sulmuesi mund të mos paraqitet më për Milanin. Ndeshjet e fundit do të luhen më 4 qershor. Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje për Milanin në sezonin aktual duke shënuar vetëm një gol.