Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbaron sezoni për Ibrahimoviqin

Të tjera teste mjekësore të kryera në Zlatan Ibrahimoviqin kanë konfirmuar lëndimin e pulpës, kështu që sezoni për suedezin me shumë gjasë mendohet të ketë marrë fund.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “Calciomercato”.

41-vjeçari pësoi lëndim të muskulit gjatë ngrohjes së muskujve në fitoren 2:0 ndaj Lecces të dielën në “San Siro”.

Burimet në skuadrën e Milanit kanë bërë me dije se e ardhmja e sulmuesit të “Rossonerëve” nuk është e mirë.

Ibrahimoviqi u operua në gju para një viti dhe ka luajtur në vetëm 143 minuta në të gjitha garat këtë sezon.

Edhe Tjetër lëndim për Ibrahimoviqin Sport Tjetër lëndim për Ibrahimoviqin

Me golin e shënuar kundër Udineses në këtë edicion, ai u bë golashënuesi më i vjetër në Serie A.

Kontrata me Milanin i skadon në fund të sezonit.