Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoffenhemi shmang humbjen në fund

Andrej Kramariq ka shpëtuar Hoffenheimin nga disfata në shtëpi. Ai shënoi në minutën e 94-t golin e barazimit ndaj Stuttgartit të martën mbrëma.

Kramariq shënoi edhe golin e epërsie në minutën e 11-të. Ndeshja në mes të Hoffenheimit dhe Stuttgartit përfundoi 2:2 dhe i takoi javës së 17-të të Bundesligës gjermane.

Serhou Guirassy shënoi golin e barazimit pas epërsisë së Hoffenheimit. Ai shënoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Wataru Endo në minutën e 77-të shënoi golin tjetër të Stuttgartit. Një minutë më vonë, Stuttgarti mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Hoffenheimi ka 19 pikë, kurse Sutttgarti me 16 pikë.

Artikuj të ngjashëm