Hoffenheimi ka arritur të marrë një pikë në takimin ndaj Bayern Munichut, duke luajtur baras 1:1.
Ndeshja u dominua nga “bavarezët”, por që nuk arritën t’i marrin pikët e plota në këtë sfidë.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të me Christoph Baumgartner për 1:0.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Robert Lewandowski realizoi me kokë për shifrat 1:1.
Në pjesën e dytë ishin “bavarezët” që krijuan më shumë raste. Thomas Muller dhe Kingsley Comanit iu anuluan golat për pozicion jashtë loje.
Bayern Munichu pas 26 ndeshjeve në Bundesliga mban pozitën e parë me 60 pikë.
Hoffenheimi është në vendin e pestë me 44 pikë.
Artikuj të ngjashëm