Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni nuk lejon befasi, fiton ndaj Hoffenheimit

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni i ka fituar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Bundesligës.

Leverkuseni të dielën mbrëma shënoi fitore ndaj Hoffenheimit në shtëpi me rezultatin 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golat për vendësit i shënuan Victor Boniface, Jeremie Frimpong dhe Patrik Schick.

Ndërs golin e vetëm për mysafirët e realizoi Gift Orban.

Leverkuseni nga minuta e 61-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi Grimaldo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Hoffenheimi ka 18 pikë në vendin e 15-të dhe po lufton për mbijetesë.

Leverkuseni e mban pozitën e dytë me 45 pikë.

Lider është Bayern Muencheni me gjashtë pikë më shumë.