Bayer Leverkuseni ka shfaqur tjetër paraqitje mbresëlënëse të shtunën në Bundesligë dhe e ka shmangur disfatën e parë të sezonit në minutat e fundit.
Leverkuseni të shtunën fitoi me rezultatin 2:1 përballë Hoffenheimit, në ndeshjen e xhiros së 27-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEcurisë së 38 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat për Leverkusenin dukej sikur po i vinte fundi.
Maximilian Beier i Hoffenheimit në minutën e 33-të shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Këtë rezultat, vizitorët e mbajtën deri në minutën e 88-të.
Robert Andrich i barazoi shifrat fillimisht, kurse Patrik Schick në minutën e parë të kohës shtesë, realizoi për golin e fitores 2:1.
Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë, me Leverkusenin që tani nuk di për humbje në 39 ballafaqime të njëpasnjëshme në të gjitha garat.
Leverkuseni është po ashtu afër që ta fitojë titullin e parë në histori të klubit, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund.
Leverkuseni ka 73 pikë në vendin e parë, kurse Hoffenheimi në vendin e nëntë ka 33 pikë.