Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni mposhtet pas 35 ndeshjeve në Bundesligë

Bayer Leverkusen

Leverkuseni dhe Granit Xhaka e kanë pësuar humbjen e parë në Bundesligë pas 35 ndeshjeve rresht. 

Leverkuseni edicionin e kaluar të Bundesligës e fitoi pa asnjë disfatë. 

Në 34 ndeshje kishte 28 fitore e gjashtë barazime. 

E fitoi edhe ndeshjen e parë të edicionit të ri të elitës gjermane 3:2 në udhëtim te Borussia Moenchengladbach, kur supergol shënoi Granit Xhaka. 

Por të shtunën në shtëpi, Leverkuseni pësoi humbje në xhiron e dytë nga Leipzigu, 3:2, ndonëse pati epërsi prej dy golave. 

Jeremie Frimpong në minutën e 39-të shënoi për 1:0, kurse Alejandro Grimaldo e dyfishoi epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë. 

Mysafirët më pas e ngushtuan epërsinë në minutën e shtatë të shtesës në pjesën e parë, me golin e mesfushorit Kevin Kampl. 

Edhe Xhaka shënon supergol, Leverkuseni fiton sërish me gol në minutat shtesë Futboll Xhaka shënon supergol, Leverkuseni fiton sërish me gol në minutat shtesë

Sulmuesi belg, Lois Openda, u përkujdes që t’ia siguronte pikët e plota ekipit të tij, dhe t’ia shkaktonte Leverkusenit disfatën e parë pas një kohe të gjatë. 

Openda shënoi në minutën e 57-të dhe të 80-të. 

Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, që në sezonin e kaluar humbi vetëm nga Atalanta në finale të Ligës së Evropës.