Granit Xhaka e Bayer Leverkuseni kanë shkëlqyer në një tjetër ndeshje në Bundesligë. Të dielën, Leverkuseni fitoi bindshëm, 4:0, ndaj Union Berlinit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të kampionatit gjerman. Leverkuseni deri më tani ka dhjetë fitore e një barazim. Është lider me 31 pikë, dy më shumë se Bayerni.
Xhaka, si zakonisht është paraqitur në qendër të mesfushës. Ka kompletuar ndeshjen dhe është vlerësuar lartë.
Alex Grimaldo shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Leverkuseni shtoi tre gola të tjerë në pjesën e dytë. Odilon Kossounou shënoi në minutën e 57-të e pas tij shënuan Jonathan Tah në minutën e 73-të dhe Nathan Tella në minutën e 83-të.
Union Berlini është në krizë të thellë. I ka vetëm gjashtë pikë në pozitën e fundit.