Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni e Xhaka të pandalshëm, titulli çështje kohe

Bayer Leverkuseni ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në Gjermani.

Të dielën në mbrëmje, Leverkuseni fitoi 2:0 ndaj Wolfsburgut, në kuadër të xhiros së 25-të të Bundesligës.

Nathan Tella shënoi për 1:0 në minutën e 37-të, ndërsa Florian Wirtz shënoi golin e dytë në minutën e 86-të.

Gjërat u bën më të lehta për Leverkusenin që në minutën e 28-të kur me karton të kuq u përjashtua Moritz Jenz.

Granit Xhaka, si zakonisht, ishte i pazëvendësueshëm në mesfushën e Leverkusenit.

Bayer Leverkuseni udhëheq në tabelë me 67 pikë, dhjetë më shumë se Bayerni.

Edhe Xhaka asiston, Leverkuseni merr tjetër fitore të vështirë Futboll Xhaka asiston, Leverkuseni merr tjetër fitore të vështirë

Për skuadrën e Xhakës titulli i kampionit tashmë është çështje kohe, ndonëse kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund.

Leverkuseni është në seri prej 36 ndeshjeve pa humbje,