Bayer Leverkuseni ka bërë edhe një hap gjigant drejt titullit të kampionit në Bundesligë.
Të dielën mbrëma, Bayeri i Granit Xhakës fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Freiburgut.
Florian Wirtz shënoi që në minutën e dytë për Leverkusenin, ndërsa Adam Hlozhek në minutën e 40-të dhe Patrik Schick në minutën e 53-të i shënuan dy golat e tjera.
Ritsu Doan në minutën e 10-të dhe Yannik Keitel në minutën e 79-të shënuan për Freiburgun.
Xhaka kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës.
Florent Muslija luajti prej minutës së 62-të për Freiburgun.
Edhe
Xhaka me Leverkusenin kthehen te fitorja
Pas xhiros së 26-të. Leverkuseni udhëheq në tabelë me 70 pikë. Bayerni është i dyti me 60 pikë.
Bayer Leverkuseni është në seri rekorde të ndeshjeve pa humbje.