Bayer Leverkuseni ka realizuar edhe një fitore në marshimin e sigurt drejt titullit kampion në Bundesligë.
Skuadra e Xabi Alonsos ka mposhtur 2:1 Heidenheimin në xhiron e 22-të për të ikur në tetë pikë në krye të tabelës.
Jeremie Frimpong dhe Amine Adli shënuan për Leverkusenin, ndërsa golin e vetëm te vendasit e realizoi Tim Kleindienst.
Edhe në këtë ndeshje, te Leverkuseni për 90 minuta u paraqit ylli shqiptar, Granit Xhaka.
“Farmaceutikët” kanë 58 pikë të tubuara pas 22 ndeshjeve, tetë pikë më shumë se Bayern Munichu që e ndjek me një ndeshje më pak të zhvilluar.