Bayer Leverkuseni ka shkuar në 51 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat e edicionit aktual. E fitoi Bundesligën pa asnjë humbje, duke u bërë skuadra e parë gjermane që arrin sukses të tillë.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso të shtunën ka arritur fitore me rezultat 2:1 ndaj Augsburgut në kuadër të xhiros së 34-të të Bundesligës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi nigerian Victor Boniface në minutën e 12-të realizoi për 1:0. Mesfushori Robert Andrich e shënoi golin e dytë në minutën e 27-të. Gjermani Mert Komur e realizoi golin e vetëm për Augsburgun në minutën e 62-të.
Granit Xhaka te Leverkuseni u paraqit nga minuta e 71-të.
Leverkuseni do të luajë edhe në finale të Ligës së Evropës dhe në finale të Kupës së Gjermanisë. Në Ligën e Evropës takohet me Atalantan, ndërsa në Kupën kundër Kaiserslauternit.
Augsburgu është në vend të 11-të në tabelë me 39 pikë të fituara.