Hoffenheimi ka shënuar fitore të madhe ndaj Eintracht Frankfurtit.
Me pikët e plota pas fitores 3:1 të shtunën në xhiron e 31-të të Bundesligës, Hoffenheimi i është larguar paksa zonës së rrezikshme, kurse Frankfurti është distancuar nga zona që dërgon në garat e UEFA-s.
Hoffenheimi tani ka 32 pikë në pozitën e 14-të.
Frankfurti mbetet me 43 pikë në pozitën e nëntë, me pesë pikë më pak se Leverkuseni që është në pozitën që dërgon në Ligën e Konferencës.
Christoph Baumgartner në minutën e tetë, Andrej Kramariq në minutën e 41-të, dhe Ihlas Bebou në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë shënuan për golat e fitores.
Tre minuta pas pushimit, te vendësit me të kuq u përjashtua Stanley Nsoki, kurse Mario Goetze në minutën e 54-t, shënoi golin e vetëm për mysafirët.