Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pa fitues takimi Hoffenheim – Darmstadt

Ka përfunduar pa fitues ndeshje në mes të Hoffenheimit dhe Darmstadtit. Kjo ndeshje e luajtur të martën i takoi javës së 16-të të elitës së futbollit gjerman.

Pas pjesës së parë, Klaus Gjasula u zëvendësua te Darmstadti.

Andrej Kramariq shënoi nga pika e bardhë për 1:0 në minutën e 14-të, kurse në minutën e 23-të shifrat i barazoi Luca Pfeiffer. Por Hoffenheimi shënoi sërish për 2:1. Ihlas Bebou shënoi për 2:1 në minutën e 28-të. Sërish në minutën e 57-të rezultati u barazua. Tim Sharke shënoi për 2:2, derisa Bebou shënoi tjetër gol për 3:2 në minutën e 66-të. Tjetër gol për Darmstadtin shënoi edhe Sharke. Ai shënoi golin e barazimit 3:3 në minutën e 85-të.

Hoffenheimi ka 24 pikë, kurse Darmstadti në vendin ne fundit me 10 pikë.