Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sezon i çmendur në Bundesligë

Bayerni dhe Dortmundi nuk kanë arritur të shfrytëzojnë gabimet e njëri-tjetrit, duke barazuar me Hoffenheimin respektivisht Stuttgartin.

Në javën e 28-të të Bundesligës, Bayerni barazoi me Hoffenheimin 1:1.

Benjamin Pavard shënoi i pari në minutën e 17-të, por Andrej Kramariq i mysafirëve barazoi në të 71-n me një gol nga gjuajtja e lirë.

Ndërkohë, Dortmundi lëshoi fitoren nga dora dy herë. Ishte duke fituar me rezultat 2:0 në udhëtim te Stuttgarti. Shënuan Halleri e Maleni në pjesën e parë.

Stuttgarti u ndëshkua me të kuq në fund të 45-minutëshit të parë. Me 10 lojtarë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin në 2:2. Coulibaly shënoi në të 78-n, ndërsa Vagnoman në të 84-n.

Në minutat shtesë, Giovanni Reyna i Dortmundit shënoi për epërsinë e serishme. Kur mendohej se përfundoi gjithçka, Sales i Stuttgartit shënoi edhe një herë për rezultatin përfundimtar 3:3.

Edhe Bayerni dëshpëron sërish në Bundesligë Futboll 5 muaj më parë Bayerni dëshpëron sërish në Bundesligë

Bayerni mbetet lider me 59 pikë, ndërkohë Dortmundi është i dyti me 57 pikë. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.

Hoffenheimi është i 13-ti, ndërsa Stuttgarti i 16-ti.