Futboll

Hamburgu ia mohon fitoren në fund Dortmundit

Borussia Dortmund

Skuadra e Hamburgut ka shënuar gol në minutën e 97-të për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Borussia Dortmundit.

Dortmundi ishte duke fituar 1:0 deri në sekondat e fundit, por goli i Ransford Konigsdorfferit në fund ia ndali festën “verdhezinjëve”.

Hamburgu dhe Dortmundi barazuan 1:1 të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Bundesligës.

Golin për Dortmundin e realizoi Carney Chukwuemeka në minutën e 64-t.

Për Dortmundin ishte barazimi i tretë këtë edicion, krahas gjashtë fitoreve dhe një humbjeje. Ka 21 pikë në pozitën e tretë.

Ndërkohë për Hamburgun ishte barazimi i parë pas tri humbjeve rresht në elitë.

Hamburgu ka nëntë pikë në mesin e tabelës.