Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi fiton me gol të minutës së 96-të

Maximilian Beier

Skuadra e Borussia Dortmundit ka fituar me gol të minutës së 96-të dhe me shumë vështirësi ndaj Kolnit.

Dortmundi fitoi 1:0 të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së tetë të Bundesligës gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 23-vjeçar, Maximilian Beier, nga afërsia në sekondat e fundit të ndeshjes e realizoi golin e fitores.

“Verdhezinjtë” u kthyen te fitorja pas disfatës që e pësuan xhiron e kaluar nga Bayern Muncheni me rezultatin, 2:1.

Për Kolnin ishte disfata e tretë këtë edicion. Ka 11 pikë.

Dortmundi ka gjashtë pikë më shumë.