Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë të garave do të luhen gjithsej katër ndeshje, ku ajo më interesante është ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina do të luajë si vendas ndaj Vushtrrisë, ndërsa kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani do të luajë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Çiftet e plota:

Drenica - Gjilani

Dukagjini - Ballkani

Liria-Feronikeli

Prishtina -Vushtrria

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen vitin e ardhshëm, përkatësisht me 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020.