Suedia ka fituar ndeshjen ndaj Gjermanisë për të mbetur në garë për kualifikim në gjysmëfinale të Evropianit të hendbollit. Suedia të dielën mbrëma në Bratislavë fitoi me rezultatin 25:21. Gjermania pësoi humbjen e tretë rresht dhe tani është pa gjasa për gjysmëfinale.
Gjermania është e pesta në Grupin II të raundit kryesor me dy pikë nga katër ndeshje. Është eliminuar së bashku me Rusinë dhe Poloninë. Suedia i ka gjashtë pikë dhe momentalisht e mban vendin e parë. Gjashtë pikë i ka edhe Spanja, ndërsa katër i ka Norvegjia.
Spanja e Norvegjia takohen prej orës 20:30.
Artikuj të ngjashëm