Suedia e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të hendbollit. Në ndeshjen për vendin e tretë, Suedia e mposhti Gjermaninë me rezultatin 34:31.
Ndeshja u zhvillua të dielën në Koeln, në praninë e 20 mijë shikuesve. Suedia po ashtu është kualifikuar direkt për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Portieri Andreas Palicka shkëlqeu te Suedia me plot 19 pritje.
Suedezët ishin vazhdimisht në epërsi.
Gjermania ia doli të afrohet në 30:29 në minutën e 54-t, por lojtarët e Suedisë ruajtën qetësinë dhe mbajtën epërsinë deri në fund.
Artikuj të ngjashëm