Sporte të tjera

Norvegjia, kampione e botës në hendboll

Norvegjia - hendbolliste

Foto: Associated Press

Norvegjia është kampione e botës në hendboll.

Në finalen dramatike, të dielën mbrëma në Rotterdam, hendbollistet norvegjeze fituan ndaj atyre të Gjermanisë me rezultatin 23:20. Pjesa e parë përfundoi 11:11. Në të dytën lojtaret e Norvegjisë ishin shumicën e kohës në epërsi, por gjermanet u mbajtën në lojë deri në fund.

Portierja 45-vjeçare, Katrine Lunde udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit të ri të botës. Nga pesë gola i shënuan Henny Ella Reisad dhe Thale Rushfeldt Deila. 

Te Gjermania nga katër gola i realizuan Alina Grijseels, Emily Vogel dhe Viola Leuchter.

Norvegjia e ka fituar Botërorin për herë të pestë. 

Vendin e tretë e zuri Franca që pas vazhdimeve fitoi 33:31 ndaj Holandës. Botërori i hendbollisteve është mbajtur në Holandë e Gjermani.