Sporte të tjera

Gjermania kampione e Botës në hendboll

Gjermania U-19 kampione bote në hendboll

Gjermania U19 është shpallur për herë të parë kampione e Botës në hendboll. Në finale, Gjermania mposhti Spanjën me një gol dallim, 41:40. 

Finalja dramatike e zhvilluar të dielën në Kajro të Egjiptit, nuk u vendos pas 60 minutave lojë e as pas dy vazhdimeve nga pesë minuta dhe vazhdimeve të dyta. As 80 minuta lojë nuk mjaftuan për ta caktuar fituesin. Fituesin e përcaktuan penalltitë. 

Medaljen e bronztë e fitoi Danimarka pas fitores ndaj Suedisë me rezultat, 33:31. Në Botërorin në Egjipt u paraqit edhe Kosova, që përfundoi e 24-ta prej 32 shteteve pjesëmarrëse.