Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Vendi i 24-t në Botëror për hendbollistët e grupmoshës U19

Hendbollistët e grupmoshës U19

Hendbollistët e grupmoshës U19 e kanë përfunduar Kampionatin Botëror në vendin e 24-t, nga 32 përfaqësuese pjesëmarrëse në këtë garë. 

Në ndeshjen e fundit, atë për vendin e 23-të në Botërorin që u organizua në Egjipt, Kosova U19 u mposht në penallti nga Bahrejni. Ndeshja ishte e fortë dhe shumë e niveluar, por përfundoi 33:31 me rezultatin e përgjithshëm. 

Në pjesën e parë, në të cilën u përjashtua kapiteni Olsi Mulaj, Bahrejni krijoi epërsi prej katër golave. 
Në pjesën e dytë, “Dardanët” e rinj u përmirësuan në mbrojtje e sulm, për ta barazuar rezultatin në fund me penalltinë e Suad Pajazitit. Pajaziti ishte i saktë për 29:29. 

Më të saktë nga ekzekutimet e penalltive ishin hendbollistët e Bahrejnit që fituan 4:2. 

“Sa i përket lojtarëve, jam mjaftë i kënaqur me angazhimin që e kanë bërë në këtë takim, por edhe në këtë kampionat. Edhe pse i kemi humbur pesë ndeshje, kjo për mua nuk është humbje pasi përfundoi baras. Ky është fati. Mendoj se Kosova ka marrë përvojë mjaftë të mirë sa i përket kampionateve”, ka thënë Fatmir Muhaxheri, trajneri i Kosovës U19 për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Edhe Kosova U19 fiton ndaj Marokut në Botërorin në Egjipt Sporte të tjera Kosova U19 fiton ndaj Marokut në Botërorin në Egjipt

Drijon Istrefi e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë në ndeshje. Ai i shënoi gjashtë gola. Pajaziti e mbylli ndeshjen me tetë gola, kurse Amar Muqolli realizoi shtatë gola. 

Kosova në Grupin B ku ishin edhe Hungaria, Zvicra dhe Maroku, pati një fitore e dy humbje. Më pas në ndeshjet për plasman e mposhti Kuvajtin dhe humbi nga Portugalia e Argjentina.