Danimarka ka vazhduar me fitore në Evropianin e hendbollit. Të shtunën mbrëma në Budapest, danezët fituan ndeshjen e vështirë me Kroacinë, me rezultatin 27:25. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por Danimarka ka qenë vazhdimisht në epërsi.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për Danimarkën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDanimarka tani udhëheq në Grupin I të raundit kryesor me gjashtë pikë. Franca e Islanda i kanë nga katër pikë. Holanda e Mali i Zi i kanë nga dy pikë, ndërsa Kroacia mbetet pa pikë. Kroatët janë thuajse pa gjasa për të kaluar në gjysmëfinale.
Legjenda Mikkel Hansen udhëhoqi Danimarkën me tetë gola. Tetë gola te Kroacia i kishte Marino Mariq.
Më herët të shtunën, Holanda fitoi 34:30 ndaj Malit të Zi, ndërsa Islanda shokoi Francën duke e mposhtur me shifrat 29:21.