Danimarka është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Të premten mbrëma në Koeln, Danimarka e mposhti Gjermaninë me rezultatin 29:26 në gjysmëfinalen e dytë.
Gjermanët ishin në epërsi prej 14:12 pas pjesës së parë, por danezët u përgjigjën edhe më fuqishëm në pjesën e dytë.
Në finale, të dielën prej orës 17:45, Danimarka takohet me Francën. Mikkel Hansen, Emil Jakobsen dhe Simon Pytlick i shënuan nga pesë gola për Danimarkën.
Portierët danezë i kishin 13 pritje. Gjermanisë nuk i mjaftuan 11 pritjet e Andreas Wolfit.
Më efikasi te Gjermania ishte Renars Uscins me pesë gola.
Të dielën prej orës 15:00, Gjermania luan me Suedinë për vendin e tretë në Kampionatin Evropian.