Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajrizi: Ishte sikur të luanim në Mitrovicë

Drilon Hajrizi është zgjedhur lojtari më i vlefshëm i Kupës së Kosovës në basketboll. Ai udhëhoqi Trepçën në finalen ndaj Prishtinës, të dielën mbrëma në Rahovec.

Por sipas Hajrizit, Trepça ka ndjerë se po luan në Mitrovicë.

Gjysma e sallës ishte e mbushur me shikues nga Mitrovica, që i dhanë përkrahje të madhe skuadrës.

“Po ndihem më së shumti mirë që prej moshës 16-vjeçare vazhdimisht kam luftuar për trofe. Jam shumë i kënaqur për Kupën e fituar. Sonte kemi luajtur në Mitrovicë, jo në Rahovec. Përkrahja ishte shumë e madhe, tifozët nuk na kanë lënë të dorëzohemi, të ndalemi për asnjë moment. Jam i lumtur me punën që po e bëjmë, me energjinë e skuadrës. Po besoj se do të vazhdojmë kështu”, ka theksuar Hajrizi.

Artikuj të ngjashëm