Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajrizi: Superkupa do të jetë forcë shtytëse për Trepçën

Drilon Hajrizi ishte ndër më meritorët që Trepça e fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll. Hajrizi shënoi pikët vendimtare në finalen dramatike ndaj Pejës.

“Ndjenjë e mirë që e nisim sezonin me Superkupë. I përgëzoj bashkëlojtarët. Kemi punuar për këtë Kupë. Është trofe që na shërben si forcë shtytëse për kampionat”, ka thënë Hajrizi. Ai ka folur edhe për incidentet e shikuesve.

“Duhet të kuptojmë se ku është problemi. Është mëkat të dalin shikuesit jashtë. Neve na munguan tifozët. Me ta jemi shumë më të fortë. Synimi i Trepçës është titulli kampion. Kjo Superkupë na ndihmon shumë që të jemi më të fokusuar dhe më të relaksuar në kampionat”, ka shtuar Hajrizi.

Lojtari më i vlefshëm i turneut të Superkupës u shpall Kevin Davis i Trepçës.