Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdari pas triumfit në Superkupë: Ndjenjë e papërshkrueshme

Basketbollisti i Prizrenit-16, Arti Hajdari, ka thënë se është tepër i lumtur me suksesin e arritur. Prizreni-16 e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll.

Hajdari ishte lojtari më i mirë i ndeshjes finale.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme, kemi punuar shumë për të ardhur këtu. Me mund dhe sakrificë të madhe arritëm ta sjellim Superkupën e Kosovës në Prizren. Kemi pasur shumë vështirësi të përgatitemi për këtë turne dhe filluam vonë, por u kurorëzuam me këtë titull, që besoj se është i merituar”, ka thënë Art Hajdari.

Ndërkohë basketbollisti tjetër i Prizrenit-16, Qëndrim Ajazaj, ka thënë se është ëndërr e realizuar.

“Jam qe pesë vjet me skuadrën dhe e kemi ëndërruar këtë moment. Së bashku me lojtarët dhe stafin e kemi arritur qëllimin. Është ndjenjë e veçantë. Jemi angazhuar maksimalisht dhe kemi arritur ta fitojmë trofeun”, tha Ajazaj.

Edhe Me vetëm tre vjet në Superligë, Prizreni arrin te trofeu i parë Sport Me vetëm tre vjet në Superligë, Prizreni arrin te trofeu i parë

E qendra Urim Zenelaj ka thënë se shpreson të vazhdojë me këtë sukses edhe në kampionat.

“Kemi qenë të uritur për këtë fitore. Kjo Kupë do të thotë shumë për ne që jemi nga fillimi, që jemi këtu dhe jemi një ndër skuadrat më të mira në kampionat. Do të luftojmë maksimalisht që të jemi në mesin e skuadrave më të mira në Kosovë”, ka thënë Zenelaj.