Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grupi A: Katari i vendosur për debutimin pozitiv në Botëror

Vetëm një vend pritës nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve të Kupës së Botës dhe Katari do të përpiqet të shmangë të bëhet i dyti.

Katari, i pasur me burime, është kritikuar se ka paguar shtrenjtë përfshirjen në hartën e futbollit. Ka investuar miliarda dollarë në projekte të stadiumeve dhe infrastrukturës, pavarësisht ankesave për të drejtat e njeriut. Vendi nikoqir është mbështetur në një akademi që tërheq lojtarë të rinj nga e gjithë bota.

Katari do të bëhet përfaqësuesja e parë që do të luajë në Kupën e Botës pa u kualifikuar ndonjëherë përmes fazës kualifikuese. Si nikoqir është kualifikuar automatikisht. Italia ishte i vetmi përjashtim për kualifikimin automatik. Ajo si mikpritëse e Kupës së Dytë Botërore në vitin 1934, duhej të mundte Greqinë për të avancuar.

Të gjithë sytë do të jenë kah Katari – vendi i parë arab që pret Kupën e Botës – kur “The Maroons” të përballen me Ekuadorin në hapjen e kampionatit më 20 nëntor. Katari do të luajë gjithashtu me Senegalin dhe Holandën në Grupin A.

“Na presin ndeshje të vështira në turne”, tha trajneri i Katarit, Felix Sanchez. “Ne do të përballemi me ekipe shumë të forta që janë mësuar të jenë në Kupën e Botës. Nëse tregojmë më të mirën tonë do të jemi në gjendje të garojmë”.

Edhe Katari organizon Kupën e Azisë me synim për ta rritur ndikimin në futboll Sport Katari organizon Kupën e Azisë me synim për ta rritur ndikimin në futboll

Afrika e Jugut në vitin 2010 është e vetmja përfaqësuese e vendit organizator që nuk arriti të kapërcejë raundin e parë. Gjashtë nikoqirë kanë fituar turneun, së fundmi Franca në vitin 1998.

Përgatitja e mirë

Katari është përgatitur për turne duke luajtur shumë ndeshje. Fituesi i Kupës së Azisë në vitin 2019 pranoi ftesat për të luajtur në “Copa America 2019” dhe “CONCACAF Gold Cup 2021”, ku tregoi paraqitje të respektuara. Katari humbi nga Argjentina në Copa America dhe arriti në gjysmëfinalen e Gold Cup, duke humbur 1:0 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më pas Katari iu bashkua Grupit A në kualifikimet e Kupës së Botës dhe luajti 10 miqësore në Evropë me ftesë të UEFA-s për të marrë më shumë përvojë. Rezultatet ishin të përziera. Katari mundi Luksemburgun dhe Azerbajxhanin dhe barazoi me dy përfaqësueset. Por u dominuan në humbjet nga Serbia dhe Portugalia.

Sanchez, spanjolli që ka drejtuar ekipin që nga viti 2017, pranoi se humbjet 3:1 dhe 3:0 ndaj Portugalisë pak më shumë se një vit më parë ishin thirrje zgjimi.

“Ne e dimë se kur luajmë në këtë nivel është e vështirë për ne”, tha ai.

Edhe Katari duhet t’i mbajë nervat përballë Senegalit Sport Katari duhet t’i mbajë nervat përballë Senegalit

Në shtator, Katari barazoi 2:2 me Kilin pasi humbi nga Kanadaja 2:0 në miqësoret e luajtura në Austri. Katari më pas mundi Guatemalën 2:0, në një tjetër miqësore në tetor.

Të disiplinuar

Katari preferon një formacion 5-3-2 që mbështetet shumë në kundërsulme për të krijuar mundësi shënimi. Katarasit janë “të organizuar dhe të disiplinuar”, tha trajneri i Kanadasë, John Herdman, pas fitores së ekipit të tij në një ndeshje miqësore së fundi.

Katari nuk mburret me yje të profilit të lartë, por ka një grup kompakt lojtarësh. E gjithë skuadra luan në ligën vendëse të Katarit dhe shumë prej lojtarëve dolën nga “Aspire Academy” në Doha. Mbrojtësit kundërshtarë do të duhet të kenë kujdes ndaj sulmuesit Almoez Ali, i cili ishte golashënuesi më i mirë si në Gold Cup ashtu edhe në Kupën e Azisë 2019. Në fitoren 3:1 ndaj Japonisë në finale, ai shënoi golin e avantazhit për Katarin. Hassan Al Haydos është lojtari më me përvojë i Katarit. Ai ka bërë më shumë se 160 paraqitje për ekipin përfaqësues dhe ka aftësi për të luajtur dhe për të shënuar. Akram Afif është një sulmues krahu i gjallë, i cili për një kohë të shkurtër luajti në Belgjikë dhe Spanjë përpara se të kthehej në Katar.

Emiratet e Bashkuara Arabe u përpoqën të diskualifikonin Katarin nga Kupa e Azisë duke pretenduar se Ali dhe mbrojtësi Bassam Al Rawi nuk mund të luanin për Katarin. Ali lindi në Sudan dhe u zhvendos në Katar për t’iu bashkuar akademisë së futbollit, ndërsa Al-Rawi lindi në Irak. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi në favor të Katarit.

Edhe Kupa e Botës hapet me nikoqirin, Katarin, që takohet me Ekuadorin Sport Kupa e Botës hapet me nikoqirin, Katarin, që takohet me Ekuadorin

Jashtë fushës

Është e paqartë se si çështjet jashtë fushës do të ndikojnë në performancën e Katarit në Botëror. Katari është përballur me shqyrtimin e kushteve për qindra mijëra punëtorë emigrantë që ishin të nevojshëm për të ndërtuar stadiume dhe infrastrukturë për turneun e madh të futbollit. Danimarka planifikon të veshë fanellat që kanë shenja proteste ndaj të drejtave të njeriut në Katar. Në mars, Sanchez refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me lojtarët që nuk u gjunjëzuan para fillimit të ndeshjes miqësore kundër Irlandës. Në vend të kësaj, një zëdhënës i Katarit ndërhyri dhe u përgjigj. Kohët e fundit emiri i Katarit falënderoi publikisht Vladimir Putinin për atë që ai tha se ishte mbështetja e Rusisë në organizimin e Kupës së Botës.