Për shkak të fokusit në regjimin e Katarit, qëndrimet kundrejt të drejtave të njeriut, punëtorëve emigrantë, komunitetit LGBTQ – dhe birrës – ekipi nikoqir ka rënë nën radar.
Katari e hap turneun kundër Ekuadorit të dielën në orën 17:00 në stadiumin Al Bayt, por edhe përgatitjet për atë ndeshje kanë rënë në hije nga njoftimi i së premtes që thotë se shitja e birrave nuk do të lejohet brenda në stadiume.
Kupa e Botës është një burim krenarie për shtetin e Katarit në përpjekje për ta ngritur profilin e vet në skenën globale dhe të shkojë kah modernizimi. Por, çfarë për ekipin?
“Gjëja më e mirë që mund të ndodhë është të fokusohemi në futboll, të jemi të qetë dhe të largojmë zhurmat dhe spekulimet”, ka thënë të shtunën përzgjedhësi i Katarit, Felix Sanchez. “Natyrisht se nuk na pëlqen kur njerëzit e kritikojnë shtetin tonë. Ne kemi arritur të kemi përgatitje shumë të mirë, ishim të qetë dhe kështu e kemi planifikuar”.
Katari asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesëmarrëse në Kupë të Botës dhe përballet me sfida të mëdha në Grupin A, ku përfshihen edhe Senegali dhe Holanda. Afrika e Jugut nga viti 2010 është i vetmi shtet nikoqir që nuk ka arritur të dalë nga faza e grupeve, kështu që për ta shmangur krahasimin, do të ishte sukses më vete.
Edhe
Katari duhet t’i mbajë nervat përballë Senegalit
E diela ndoshta mund të jetë shpresa më e madhe e Katarit për të shpresuar në fitore kundër skuadrës së Ekuadorit që pozicionohet pesë vende më mirë dhe zë vendin e 44-t në ranglistën e FIFA-s.
Përgatitjet e Katarit për këtë turne janë bërë tash e disa vjet, ndërsa ishte e përfshirë edhe në Kupën e Amerikës 2019 dhe në “Kupën e Artë CONCACAF” 2021.
Por ishte triumfi në Kupën e Azisë 2019 që shfaqi prova për potencialin e shtetit për të dhuruar befasi në javët e ardhshme.
Titulli kontinental u fitua nën drejtimin e të jashtëzakonshmit Sanchez, i cili në pozitën e përzgjedhësit është prej vitit 2017, dhe më parë kishte udhëhequr edhe skuadrën U19. 46-vjeçari spanjoll e mësoi zejen e trajnerit në akademinë e famshme të Barcelonës dhe ndikimi i tij ishte i shkëlqyer, me suksesin e Kupës së Azisë që vlerësohet si momenti i tij.
Por Kupa e Botës është në një tjetër nivel krejtësisht.
Edhe
FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Ekuadorit
“Jemi të vetëdijshëm se kush jemi, nga vijmë dhe me kë do të luajmë”, ka thënë Sanchez. Do të mundohemi të japim më të mirën, të jemi konkurrent kundër ekipeve kaq të talentuara. Do të jetë sfidë e veçantë për ne. Statistikat i bëjnë ata favoritë. Historia na ka treguar këtë. Duke e thënë këtë, ne konsiderojmë se do të mundohemi të japim më të mirën në mënyrë që kjo t’ia vlejë”.
Ekuadori do të mundohet që ta prishë festën – dhe është folur për një befasi të mundshme në Botërorin e Katarit.
Por ekipi do ta nisë kampanjën e Botërorit me akuzat nëse kjo përfaqësuese ka të drejtë loje për të garuar, për shkak se ishte raportuar për futjen e një lojtari që nuk kishte të drejtë loje gjatë kampanjës kualifikuese.
Kili dhe Peruja kishin qenë më të zëshmit duke thënë se mbrojtësi Byron Castillo ishte në fakt kolumbian dhe pa të drejtë loje ishte paraqitur në ndeshjet kualifikuese. Këto akuza ishin refuzuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.
Ekuadori e mbajti vendin në Kupën e Botës, por do të jetë pa tri pikë në fillim të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, për shkak se kishte përdorur informacione të rreme në ditëlindjen dhe vendin e lindjes së Castillos, gjatë procesit për pajisje me pasaportë.
Edhe
Nis Botërori “Katari 2022”
Castillo më pas u la jashtë listës së përzgjedhësit Gustavo Alfaro për në Katar, që përfshinte 26 futbollistë.
Pavarësisht se kjo ka pasur kaq shumë fokus jashtë fushës së lojës për të dyja skuadrat, ndeshja hapëse e së dielës do të sjellë sërish bisedën e futbollit.