Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katari dhe Ekuadori synojnë pikë të hershme

Debutuesi në Kupën e Botës, Katari, dhe Ekuadori, përfaqësuesja me renditjen më të dobët nga pjesëmarrësit e Amerikës së Jugut, e dinë se ndeshja hapëse e së dielës është shansi më i mirë për fitore në Grupin A, para se të përballen me skuadrat e “frikshme”.

Të renditur në vendin e 50-të dhe të 44-t, Katari dhe Ekuadori do të mundohen të marrin pikët e plota të dielën kur edhe hapet Botërori i futbollit në stadiumin “Al Bayt”.

Ndeshja do të nisë në orën 17:00.

Pjesë e Grupit A janë edhe Holanda dhe Senegali, që luajnë të hënën.

Ekuadori mund të llogaritet favorit në ndeshjen hapëse ndaj nikoqirit. Në radhët e veta Ekuadori ka lojtarë me emër si mesfushori që luan në Premier League me Brightonin, Moises Caicedo, dhe veterani i sulmit, Enner Valencia.

Edhe Meksika vlerësohet favorite përballë Ekuadorit Botërori 2026 3 j. më parë Meksika vlerësohet favorite përballë Ekuadorit

Katari, që nuk shquhet me ndonjë emër të madh të futbollit, do të mundohet që ta shmangë turpërimin në shtëpinë e tij.

Kupa e Botës organizohet për herë të parë në Lindjen e Mesme.

Statistikë interesante është se vendi nikoqir i një Kupe të Botës nuk është mposhtur në ndeshjen hapëse në 18 Botërorë rresht.

Ekuadori do të mundohet ta prishë këtë seri.

Një prej lojtarëve më të mirë te Katari mund të llogaritet Akram Afif, që në të kaluarën ka luajtur në La Liga me Villarrealin dhe Gijonin.

Në kualifikimet për Botëror, Ekuadori pranoi 19 gola në 18 ndeshje, ndërsa shënoi 27 herë. I fitoi shtatë ndeshje.

Edhe Sonte fillon faza nokaut e Botërorit Botërori 2026 3 j. më parë Sonte fillon faza nokaut e Botërorit

Ceremonia hapëse e Botërorit do të nisë në orën 15:00.

Stadiumi “Al Bayt” do të jetë i mbushur me 60 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti i kësaj arene, që është 40 kilometra në veri të Dohas.