Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gruda, talenti shqiptar që po rritet te Mainzi

Brajan Gruda i skuadrës së Mainzit la gjurmë për Gjermaninë U21 në ndeshjen ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Evropianin e vitit 2025.

Kualitetet e Grudës i di edhe trajneri i skuadrës së Mainzit, Bo Svensson.

Megjithatë, ai nuk dëshiron që shqiptarin 19-vjeçar ta ngarkojë që tani me detyra të mëdha në fushë.

Gruda, që luan në krahun e djathtë si mesfushor e sulmues, tashmë ka debutuar në Bundesligë me ekipin e Mainzit. Debutoi në janar në disfatën 2:1 nga Dortmundi.

Atij të enjten iu dha medalja e argjendtë “Fritz-Walter”. Ky çmim u jepet lojtarëve më premtues në futbollin gjerman.

Edhe Bundesliga për Grudën: Lojtar me potencial të jashtëzakonshëm Futboll 2 v. më parë Bundesliga për Grudën: Lojtar me potencial të jashtëzakonshëm

“Brajan Gruda mori medaljen e argjendtë Fritz-Walter në ndeshjet e grupmoshës U21. Jemi krenar me ty, Brajan!”, ka shkruar Mainzi në rrjetet sociale.

Ai këtë edicion ka zhvilluar tri ndeshje, kundër Union Berlinit, Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit. Por mund të ketë pushim në duelin kundër Stuttgartit në fundjavë. Mainzi dhe Stuttgarti luajnë të shtunën nga ora 15:30. Ndeshja i takon xhiros së katërt të Bundesligës.

Mainzi ka vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para dhe zë vendin e parafundit. Kurse Stuttgarti është i treti me gjashtë pikë.

Gruda debutoi edhe me Gjermaninë U21 në ndeshje zyrtare, kundër Kosovës të martën. Ai luajti po ashtu në miqësoren e fituar 2:0 ndaj Ukrainës.

Ndaj Shpresave të Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të dhe bëri dallimin.

Edhe Gruda i Mainzit po krahasohet me Robbenin Futboll 2 v. më parë Gruda i Mainzit po krahasohet me Robbenin

“Bëri dy asistime dhe pati ndikim pozitiv në lojë. Kur ai hyri në lojë, ndeshja ishte 0:0 dhe në fund Gjermania U21 fitoi 3:0”, ka thënë Svensson të premten në konferencën për shtyp.

“Shoh zhvillim shumë të mirë”, ka thënë trajneri i Mainzit, duke shtuar se “nuk pret që një 19-vjeçar të jetë figura vendimtare në secilën ndeshje në Bundesligë”.

Svensson mund ta kuptojë entuziazmin, por ka shtuar se duhet pasur kujdes edhe në aspektin mental dhe fizik të lojtarëve.

“Shumë njerëz nuk vërejnë çdo gjë dhe i shohin vetëm minutat që është në fushë. E shoh atë në çdo ditë të jetës dhe po ashtu kam eksperiencë me lojtarë të moshës së tij. Janë të përfshirë shumë faktorë”, ka nënvizuar tekniku danez.

“Duhet ta ndërtojmë me kujdes. Kjo duhet të vazhdojë. Janë disa dallime të thjeshta të një 19-vjeçari me një 26-vjeçar”, ka deklaruar Svensson.

Edhe Trajneri i Mainzit e ndjen mungesën e Grudës Sport 2 v. më parë Trajneri i Mainzit e ndjen mungesën e Grudës

Gruda është me prejardhje nga Shqipëria dhe është djali i ish-futbollistit të Vllaznisë së Shkodrës, Bujar Gruda. U lind në Speyer të Gjermanisë. Aty edhe nisi karrierën si futbollist, për t’iu bashkuar më vonë të rinjve të Karlsruhet.

Nga mosha 14-vjeçare është pjesë e Mainzit. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, nga U15 deri në U21.