Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Mainzit e ndjen mungesën e Grudës

Trajneri i Mainzit, Jan Siewert, nuk e pati të gatshëm për lojë Brajan Grudën, talentin që po vlerësohet shumë në Gjermani.

Gruda nuk ishte i pranishëm të premten mbrëma në humbjen 1:0 nga Frankfurti në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës, shkaku i një lëndimi muskulor.

“Shpresojmë që ai të kthehet shpejt”, ka thënë trajneri Siewert pas disfatës së pësuar.

Megjithatë, Gruda, i cili u lëndua gjatë seancës stërvitore me gjuajtje në portë, mund të mungojë edhe në duelet kundër Werder Bremenit më 3 shkurt, dhe kundër Union Berlinit më 7 shkurt.

“Ai stërviti me ne të hënën dhe ndjeu dhembje, njësoj si ditën e martë. Të mërkurën nuk stërviti”, ka thënë drejtori sportiv, Martin Schmidt.

19-vjeçari që përfaqëson Gjermaninë U21, ka zhvilluar 16 paraqitje në Bundesligë në edicionin aktual. E ka shënuar një gol dhe e ka një asistim.

Artikuj të ngjashëm