Brajan Gruda është emri më i ri shqiptar që ka debutuar në elitën e futbollit të Gjermanisë, Bundesliga.
Gruda 18-vjeçar, zhvilloi minutat e parë në futbollin profesionist me Mainzin të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e madhe ndaj Borussia Dortmundit.
Gruda është pjesë e grupmoshave zinxhirë të Gjermanisë, nga U15 deri në U19. Me Gjermaninë U19 ka luajtur në shtatë ndeshje, ndërsa ka katër gola të shënuar. Luan në pozitën e mesfushorit ofensiv.
Gruda në minutën e 89-të e zëvendësoi Aymen Barkokun.
Por, Mainzi i tij, humbi ndeshjen në fund.
Edhe
Zyrtare, Gruda i bashkohet Brightonit
Borussia Dortmundi fitoi me shumë vështirësi në kuadër të xhiros së 17-të.
Mposhti në udhëtim Mainzin me rezultatin 2:1.
Vizitorët, të cilët kishin pësuar tetë gola në tri ndeshjet e fundit në ligë, e panë veten në disavantazh prej minutës së dytë, kur shënoi Lee Jae-Sung.
Transferimi i dimrit, Julian Ryerson, barazoi shifrat dy minuta më vonë.
Dhe ishte në fund zëvendësuesi Gio Reyna, ai i cili shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë për fitoren 2:1.
Dortmundi do të luajë kundër Chelseat në 1/8 e finales në muajin tjetër në Ligën e Kampionëve.
Edhe
Bundesliga për Grudën: Lojtar me potencial të jashtëzakonshëm
Në Bundesligë ka 31 pikë, pesë më pak se lideri, Bayern Munichu.
Mainzi mbetet në vendin e 12-të me 20 pikë.