Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gliha vlerëson se Kosova meritoi më shumë se 10 pikë

Primozh Gliha (56 vjeç) me Përfaqësuesen e Kosovës të dielën e mposhti Izraelin 1:0 në Prishtinë, në ndeshjen e mbetur të Grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Kjo fitore nuk do t’i ndihmojë shumë Kosovës, pasi është e katërta në grup me dhjetë pikë të mbledhura. Para saj janë Zvicra e Rumania me nga 16 pikë, si dhe Izraeli që ka 12 pikë të tubuara. Deri në fund të këtij cikli eliminator Kosova luan edhe me Zvicrën në udhëtim dhe Bjellorusinë në shtëpi. Ekzistojnë ende disa kombinime teorike për kualifikim, por ato në fakt janë mision i pamundur, që do të thotë se “Euro 2024” për Kosovën do të mbetet vetëm një ëndërr.

Sikur Gliha të ishte më herët në krye të Kosovës, atëherë me siguri se do të ishte një tregim krejtësisht tjetër çështja e kualifikimit në këtë ngjarje. Tekniku slloven mori drejtimin e Kosovës në korrik të këtij viti, duke e zëvendësuar francezin Alain Giresse. Me Giressen, Kosova dështoi në start të kualifikimeve, ku vetëm pas katër ndeshjeve të zhvilluara i pati vetëm tri pikë. Barazoi me Izraelin (1:1), Andorrën (1:1) dhe Rumaninë (0:0), ndërsa u mposht nga Bjellorusia (2:1). Pas kësaj serie të dobët, Gliha i riktheu gjërat në vendin e vet te Kosova, por ishte shumë vonë. Ndeshja e së dielës me Izraelin në Prishtinë ishte “nën llupë”, pasi u luajt në masa të mëdha sigurie për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Ndjenjat e përziera

“Kam luajtur tre vjet në Izrael, e di mentalitetin dhe mendjen e tyre, si dhe kujdesin që kanë. E di se si është jeta në Izrael. Për mua, organizimi i ndeshjes ishte spektakolar. Pra, në të gjitha aspektet, duke nisur prej ditës para ndeshjes, ditës së ndeshjes dhe pas saj. Diçka e tillë mund të përjetohet vetëm disa herë në jetë, ndoshta. Gjithçka ka funksionuar në mënyrë perfekte”, ka thënë Gliha. “Natyrisht, kishte edhe policë të Izraelit, kështu është gjithmonë kur luan Izraeli, gjithmonë ekziston bashkëpunimi me shtetin të cilin luan përfaqësuesja e tyre. Mbi të gjitha, edhe prej anës së Kosovës dhe Izraelit, ka pasur vetëm falënderime për komplet organizimin e ndeshjes. E kam ditur se nuk do të ketë kurrfarë problemesh, sepse i tillë është mentaliteti i kosovarëve”.

Gliha është pyetur edhe për fishkëllimat nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në momentin e intonimit të himnit të Izraelit. Megjithatë, ai ka thënë se fishkëllimat janë të zakonshme në çdo ndeshje dhe nuk janë diçka që duhet t’i kushtohet kaq shumë rëndësi.

Edhe Gliha vlerëson se Kosova është rritur nën drejtimin e tij Sport Gliha vlerëson se Kosova është rritur nën drejtimin e tij

“Mirë, por fishkëllima ka edhe në ndeshjet e tjera. Fishkëllimat janë ‘sport nacional’ nëpër stadiumet e futbollit. Njërin prej drejtorëve kryesorë të federatës së Izraelit, Avi Levyn, e kam mik shtëpie për më shumë se 30 vjet dhe kemi qenë në darkë së bashku para ndeshjes. Kam raporte të mira edhe me Youssi Benayonin, i cili ka luajtur në Liverpooli, Arsenal, Chelsea e West Ham”, shtoi Gliha. “E di që do të tingëllojë çuditshëm, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësi për shkak të fitores, por diku thellë më vinte keq që i mposhtëm dhe iu larguan mundësisë për t’u kualifikuar në Evropan. Ishin shumë korrekt. Për dallim prej asaj ndeshjes në Rumani, kur u ndërpre për një orë, pastaj ai gjyqtari katastrofal që na dha karton të kuq. Në Rumani nuk ishte aspak korrekte, ndërsa izraelitët pas ndeshjes nga e uruan fitoren”.

Edhe Gliha e pranon se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit u luajt nëpër një fushë të vështirë. Por, ai përmendi edhe një fakt tjetër, tejet të rëndësishëm.

Pikët e humbura

“Në përfaqësuese luajtën pesë futbollistë të ligës së Kosovës. Kurrë në histori të përfaqësueses së Kosovës nuk ka ndodhur që 80 për qind të ekipit të përbëhet prej ligës vendore. Na ka munguar shumë Amir Rrahmani, i cili është një person fantastik, korrekt dhe shihet se ka jetuar shumë vjet në Kroaci. Ka kulturë të lartë dhe sjellje, me një fjalë e posedon etikën e zotërisë”, shtoi Gliha. “Por, ata lojtarë që luajtën ndaj Izraelit patën paraqitje të jashtëzakonshme. Izraelit është dashur t’ia shënonim më shumë se një gol. I kemi pasur pesë raste ‘një më një’ dhe gjuajtje nga afërsia, por portieri i Izraelit ishte fantastik, duke pritur pothuajse gjithçka. Ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Por, ne ishim të jashtëzakonshëm, në fushën e vështirë luajtëm me dy deri në tri prekje më së shumti dhe ishte kjo një shpejtësi fantastike e lojës”.

Edhe Fishekzjarrë, fishkëllima dhe nga një pikë për Kosovën e Zvicrën Futboll Fishekzjarrë, fishkëllima dhe nga një pikë për Kosovën e Zvicrën

Megjithatë, Gliha ndihet keq për një gjë. Atij i vjen shumë keq që Përfaqësuesja e Kosovës i ka vetëm dhjetë pikë në grup.

“Vetëm t’i kishim marrë, nëse mund t’i quaj ‘pikët normale’, kundër Andorrës ishte baras dhe dy pikë të humbura, dhe sikur të kishim luajtur baras me Bjellorusisë do t’i kishim pasur tri pikë më shumë. Pra, tani do të ishim vetëm tri pikë larg vendit të parë dhe do të ishim fuqishëm në garë për kualifikim në Evropë. Të paktën të kishte mbetur ndeshja baras në Rumani do t’i kishim 11 pikë dhe do të ishim në lojë, por më herët fola për atë ndeshje dhe gjyqtarin aspak korrekt”, pranoi Gliha. “E kam marrë Kosovën kur i kishin tri pikë prej katër ndeshjeve dhe tani situata është kjo që është. Megjithatë, ne këto dy ndeshjet e fundit i luajmë për renditje.