Nga ora 20:45 nis ndeshja e fundit e fazës së grupeve për kualifikimet në Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Ndiqni momentet kryesore, para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Foda i përmbahet sistemit të njëjtë, bën ndryshime në formacion
1 o. më parë /
18 nën 2025 19:16
Kosova nuk do ta ndryshojë sistemin për ndeshjen ndaj Zvicrës, ndonëse Franco Foda ka bërë ndryshime në formacion.
Ai ka kursyer Albian Hajdarin në mbrojtje dhe Leon Avdullahun në mesfushë.
Në vend të Hajdarit do të luajë Fidan Aliti, ndërsa në vend të Avdullahut paraqitet Veldin Hoxha.
Aro Muriq kthehet në portë.
Kosova do të paraqitet me sistemin 5-3-2, njëjtë si në ndeshjet e fundit.
Sulmin e udhëheqin Vedat Muriqi e Fisnik Asllani.
