Për të treguar përkrahjen ndaj kolegut Halil Umut Meler, i cili u grushtua nga presidenti i skuadrës Ankaraguçu, Faruk Koca, të gjithë gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë të Turqisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Kjo deklaratë ka ardhur pas vizitës që ata i kanë bërë kolegut Meler në spital. Meler u sulmua të hënën mbrëma pas ndeshjes mes Ankaragucut dhe Rizesporin që përfundoi 1:1 dhe i takoi xhiros së 15-t të Superligës së Turqisë.
Presidenti i Ankaraguçut, Koca u fut në fushë dhe e grushtoi gjyqtarin Meler dhe sulmoi ndihmësit e tij. Ndërkohë, zyrtarët tjerë të ekipit Ankaragucu e goditën gjyqtarin Meler derisa ishte i shtrirë në tokë. Meler është shtrirë në spitalin e Ankaras, ku i është nënshtruar trajtimit pas sulmit që e përjetoi. Shkaku i këtij sulmi, presidenti i Ankaragucut është arrestuar, ndërsa elita e futbollit turk është pezulluar për kohë të pacaktuar.
“Federata jonë dhe Komiteti Qendror i Arbitrave shtynë të gjitha ligat, duke deklaruar se do të na mbështesin në çdo vendim që do të merrnim pas incidentit. Megjithatë, ne nuk jemi në gjendje të flasim apo të mendojmë për arbitrimin dhe futbollin për momentin. Prioriteti ynë i vetëm për momentin është të rifitojmë sa më shpejt shëndetin dhe familjen e mikut tonë Halil Umut Meler. I qëndrojmë pranë Halil Umut Melerit. Tani e tutje, kur ai të rifitojë shëndetin e tij, ne do të mblidhemi si të gjithë arbitrat dhe do t'ua shpjegojmë të gjithëve vendimin që do të marrim për të ardhmen dhe karrierën tonë me të”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.